Gazeta zvicerane: Rama qeveris si autokrat, drejton ‘personalisht’ bumin e ndërtimeve në Shqipëri

Gazeta zvicerane: Rama qeveris si autokrat, drejton ‘personalisht’ bumin e ndërtimeve në Shqipëri

Gazeta zvicerane “Tages-Anzeiger” i ka kushtuar një artikull bumit të ndërtimeve dhe investimeve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, përfshirë edhe projektin e investimit në Zvërnec. Në artikull ngrihen pikëpyetje mbi mënyrën se si merren vendimet për projekte të mëdha ndërtimi në vendin tonë, ndërsa kryeministri Edi Rama paraqitet si një figurë me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin urban dhe arkitekturor. Gazeta i referohet edhe kritikëve të qeverisë, të cilët e akuzojnë Ramën si personi që ushtron kontroll të gjerë mbi vendimmarrjen dhe se në raste të caktuara projektet zhvillohen pa procese tradicionale tenderimi. Një pjesë e rëndësishme e shkrimit i kushtohet edhe librit “The Albanian Files”, botim i shtëpisë zvicerane Lars Müller Publishers, i cili përmbledh qindra projekte arkitekturore të propozuara për Shqipërinë. “Tages-Anzeiger”...