“Punime pa leje dhe pagesa para miratimeve”/ Zhupa: KLSH nxjerr zbuluar Ministrinë e Gonxhes, ligji vlen vetëm për qytetarët

“Punime pa leje dhe pagesa para miratimeve”/ Zhupa: KLSH nxjerr zbuluar Ministrinë e Gonxhes, ligji vlen vetëm për qytetarët

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar pas konstatimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkeljet ligjore në ministrinë e drejtuar nga Blendi Gonxhja. Zhupa thekson se në Mozaikun e Tiranës, Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Universitetin e Arteve janë evidentuar punime të nisura pa leje, pagesa të kryera përpara pajisjes me leje, ndryshime projektesh dhe preventivësh pas kryerjes së punimeve, si dhe mungesë miratimesh e kontrolli. Ajo shprehet se këto raste tregojnë një standard të dyfishtë të zbatimit të ligjit, pasi ndërsa qytetarët ndëshkohen për shkelje të ngjashme, institucionet shtetërore rezultojnë vetë në shkelje të procedurave ligjore. Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Kulturës dhe ministri Blendi Gonxhja për këto konstatime. Reagimi i plotë...