SPAK hap aplikimet për 40 hetues të rinj në BKH, kriteret dhe afati
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka hapur thirrjen për aplikime për 40 pozicione hetuesish në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Sipas njoftimit të SPAK, kandidatët që duan të marrin pjesë në konkurrim duhet të plotësojnë disa kritere. Ata duhet të jenë shtetas shqiptarë dhe të kenë arsim të lartë policor, në drejtësi, kontabilitet ose në degë të tjera që lidhen me misionin e BKH-së. Një tjetër kriter është që kandidatët të kenë më shumë se një vit përvojë pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë të lidhur me misionin e BKH-së. Gjithashtu, ata duhet të plotësojnë kushtet e integritetit, sigurisë, pasurisë dhe figurës. Procesi i konkurrimit përfshin disa etapa, mes tyre testin konjitiv, testin e sjelljes...
Burimi:
gijotina.com