5 mijë dollarë gjobë sepse zgjoi ariun nga gjumi, duke i rënë borisë

5 mijë dollarë gjobë sepse zgjoi ariun nga gjumi, duke i rënë borisë

Një person është gjobitur me 50 mijë korona norvegjeze, rreth 5300 dollarë, pasi përdori borinë e fuqishme të një anijeje për të zgjuar një ari polar nga gjumi. Ngjarja ndodhi në fillim të gushtit, në ishujt Svalbard të Norvegjisë, kur një anije po lundronte në një fjord në veri të arkipelagut, në Arktik. Sipas guvernatorit të Svalbardit, Lars Fause, personat në bord vunë re një ari polar duke fjetur në tokë. Një prej tyre përdori më pas borinë e anijes, e cila lëshon një tingull të fuqishëm me frekuencë të ulët, duke e zgjuar kafshën. Ariu u largua dhe shkoi në një zonë tjetër. Autoritetet e konsideruan veprimin të qëllimshëm dhe si një shqetësim të panevojshëm për kafshën. Personi përgjegjës ka pranuar të paguajë gjobën....