Punëtorët gjejnë 9 mln euro shufra ari duke prishur muret e bodrumit në Belgjikë/ Kush e merr thesarin?

Punëtorët gjejnë 9 mln euro shufra ari duke prishur muret e bodrumit në Belgjikë/ Kush e merr thesarin?

Gjatë punimeve për restaurimin e tubacioneve të kanalizimeve në një pronë në Flandrën Lindore të Belgjikës, punëtorët zbuluan një thesar të fshehur në muret e bodrumit. Mes rrënojave gjetën shufra ari dhe monedha ari, ndërsa në fillim studenti i quajtur Kobe mendoi se bëhej fjalë për monedha 1-euroshe. “Pastaj pamë një copë ari dhe kuptuam se ishte diçka më e madhe”, tregoi ai për transmetuesin publik belg VRT. Edhe pse zbulimi i befasoi, studentët dhe menaxheri i kantierit vendosën të mos e mbanin sekret dhe njoftuan policinë. Prona ku u gjet thesari është aktualisht në pronësi të CAË Oost-Vlaanderen, një organizatë që ofron mbështetje sociale në Dedmonton, një komunitet flamand me rreth 47 mijë banorë. Drejtori i organizatës, Gert Hillaert, tha se reagimi i tij...