Violina e Olen Çesarit dhe ritmet elektronike ndezin Porto Palermon

Violina e Olen Çesarit dhe ritmet elektronike ndezin Porto Palermon

Java e fundit e edicionit të gjashtë të “Porto Palermo Festival” nisi me një mbrëmje të veçantë, ku muzika live u ndërthur me ritmet elektronike, duke krijuar një atmosferë ndryshe në skenën e kalasë historike. Në qendër të mbrëmjes ishte violinisti dhe kompozitori shqiptar me karrierë ndërkombëtare, Olen Çesari, i cili solli për publikun virtuozitetin dhe energjinë e tij përmes një performance të mbushur me ritëm. Tingujt e violinës së tij u shkrinë me atmosferën e festivalit, duke e kthyer hapësirën historike në një skenë ku tradita e instrumentit takohej me një qasje bashkëkohore. Pjesë e kësaj nate ishte edhe DJ Pashaliman, i cili iu bashkua Çesarit me ritmet elektronike dhe set-in e tij. Dy formatet muzikore krijuan një dialog të pazakontë mes violinës dhe...