Julie Andrews nuk rikthehet në “The Princess Diaries 3”
Aktorja legjendare Julie Andrews ka konfirmuar se nuk do të rikthehet në rolin e Mbretëreshës Clarisse në filmin e ardhshëm “The Princess Diaries 3”, duke e lidhur vendimin me pensionimin e saj nga paraqitjet në ekran. Andrews, 90 vjeçe, luajti në dy filmat e parë të serisë, të publikuar në vitet 2001 dhe 2004, përkrah Anne Hathaway. Ajo ka treguar se gjatë gjithë vitit të kaluar ishte pyetur nëse do të dëshironte të rikthehej në filmin e tretë, por në fund vendosi të refuzojë ofertën. “Është shumë e vështirë të thuash jo”, ka deklaruar Andrews, duke shtuar se e konsideron veten tashmë të pensionuar nga aktrimi në ekran. “Kam pasur një rrugëtim të mrekullueshëm dhe mendova se ky film do të zhvillohej shumë mirë edhe...
Burimi:
kultplus.com