“Fest Folk 2026” sjell në Gjirokastër tingujt dhe ngjyrat e traditës shqiptare

“Fest Folk 2026” sjell në Gjirokastër tingujt dhe ngjyrat e traditës shqiptare

Tradita shqiptare merr jetë në qytetin e gurtë përmes këngës, valles dhe ritmeve popullore. Gjirokastra u kthye mbrëmjen e kaluar në një skenë të hapur të folklorit shqiptar, duke mirëpritur koncertin “Fest Folk 2026”, një tjetër ndalesë e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në turin e tij nëpër Shqipëri. Në qytetin e gurtë, ku tradita është pjesë e pandashme e identitetit dhe peizazhit kulturor, artistët e ansamblit sollën një repertor të pasur me këngë, valle dhe motive popullore nga krahina të ndryshme të vendit. Këngët dhe vallet tradicionale u shndërruan në një udhëtim përmes kulturës shqiptare, duke sjellë në skenë larminë e kostumeve, ritmeve dhe mënyrave të interpretimit që kanë kaluar brez pas brezi. Për publikun, mbrëmja ishte një rikthim te tingujt e...