Përkeqësohet situata në Lurë/ Banorët në rrezik, flakët u afrohen shtëpive
Situata nga zjarri në Lurë është përkeqësuar ndjeshëm. Prej disa ditësh, forca të shumta po luftojnë me flakët, ndërsa zjarri vijon të përhapet në disa drejtime dhe po afrohet pranë banesave Një banor rreth 70 vjeç shprehet se nuk e mban mend këtë zonë të përfshirë nga zjarret edhe më parë, por situata aktuale është shqetësuese. Temperaturat e larta dhe tymi i dendur kanë pushtuar fshatin, duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje për banorët. Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forca të shumta zjarrfikëse, punonjës të bashkisë, të zonave të mbrojtura, Forcat e Armatosura dhe banorë të zonës, ndërsa nga ajri ndërhyrja po kryhet edhe me avion Flakët po afrohen edhe në drejtim të Kishës së Fushë-Lurës, duke rritur shqetësimin për banesat dhe objektet pranë...
Burimi:
gijotina.com