Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës në mesnatë

Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës në mesnatë

Në vijim të punimeve në fazën e tretë për zgjerimin e autostradës Tirane-Durres gjatë orëve të natës, sonte dhe 15 gusht, do të ketë bllokim të dy korsive në drejtimin Tiranë-Durrës. Bllokimi i qarkullimit në këto dy ditë do të jetë nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Gjatë këtij intervali, do të bëhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit Kush lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të mund të kalojë në korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje. Ndërkohë, automjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë. gijotina.com/