Zjarri afrohet pranë banesave në Selishtë të Dibrës

Zjarri afrohet pranë banesave në Selishtë të Dibrës

Situata nga zjarri në Selishtë të Dibrës është përkeqësuar.Flakët po përhapen me shpejtësi dhe po i afrohen banesave, duke rritur rrezikun për banorët dhe pronat. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse po vështirësohet ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë për t’u aksesuar me mjete. Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara. gijotina.com/