Sherri për pronën mes dy vëllezërve në Vlorë, arrestohet njëri prej tyre me pistoletë

Sherri për pronën mes dy vëllezërve në Vlorë, arrestohet njëri prej tyre me pistoletë

Një konflikt për motive pronësie mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë ka përfunduar me arrestimin e një 47-vjeçari dhe sekuestrimin e një arme zjarri. Policia e Vlorës njofton se ka finalizuar operacionin e koduar “Lidhja”, pas marrjes së informacionit për një konflikt brenda një familjeje. Sipas policisë, 47-vjeçari J. T., me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, dyshohet se për motive pronësie ka kanosur me armë zjarri vëllanë e tij. Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë. Sipas autoriteteve, ndërhyrja e shpejtë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarje...