Ethet e merkatos/ Transferimi i bujshëm: Arsenali dhe Galatasaray në bisedime për Victor Osimhen

Ethet e merkatos/ Transferimi i bujshëm: Arsenali dhe Galatasaray në bisedime për Victor Osimhen

Arsenal ka nisur kontaktet me Galatasaray-n për të diskutuar një transferim të mundshëm të Victor Osimhen, në një zhvillim të bujshëm të merkatos së verës. Sipas “The Telegraph”, kampionët e Anglisë kanë bërë një kërkesë për situatën e sulmuesit nigerian, ndërsa dy klubet po zhvillojnë bisedime më të gjera për disa lëvizje të mundshme. Interesimi i Arsenal-it për Osimhen-in vjen në një moment kur Galatasaray po tenton të transferojë Gabriel Martinelli-n nga klubi londinez. Kampionët e Turqisë kanë paraqitur një ofertë prej rreth 45 milionë eurosh për brazilianin, i cili nuk konsiderohet më i paprekshëm nga Arsenal-i. Kjo ka bërë që bisedimet mes dy klubeve të marrin një tjetër dimension. Arsenal-i po pyet për mundësinë e transferimit të Osimhen-it, ndërsa Galatasaray po kërkon të bindë...