Radoiçiç duhet të arrestohet/  Kearns: Evropa duhet t’i luftojë lidhjet Serbi–Rusi–Kinë

Radoiçiç duhet të arrestohet/ Kearns: Evropa duhet t’i luftojë lidhjet Serbi–Rusi–Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns ka bërë thirrje për një qëndrim më të ashpër të vendeve evropiane ndaj lidhjeve të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar vazhdon ta mbështesë Kosovën dhe anëtarësimin e saj në strukturat ndërkombëtare. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve KosovaPress, Kearns foli për zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëdhëniet e Prishtinës me aleatët perëndimorë, dialogun me Serbinë, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, si dhe politikën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës. Kearns tha se nuk beson se komuniteti ndërkombëtar ka zbatuar standarde të barabarta ndaj Kosovës dhe Serbisë. “Ende dua të shoh drejtësi për sulmin në Banjskë. Milan Radoiçiq duhet të arrestohet dhe të deportohet në Kosovë për t’u gjykuar”, deklaroi ajo. Sipas deputetes...