Goditen grupet shqiptare që bastisnin vila dhe apartamente
Autoritetet spanjolle kanë goditur dy grupe kriminale të dyshuara për një seri grabitjesh në banesa në Madrid dhe Toledo, ndërsa gjashtë persona janë arrestuar dhe janë lënë në burgim të përkohshëm. Njëri prej grupeve, me bazë në zonat San Sebastián de los Reyes dhe San Agustín del Guadalix, dyshohet se udhëtonte periodikisht drejt Spanjës për të kryer grabitje dhe më pas kthehej në Shqipëri me sendet e vjedhura. Në shënjestër ishin kryesisht banesa individuale në zona rezidenciale. Sipas hetimeve, autorët hynin në banesa përmes dyerve ose dritareve, duke përdorur edhe metodën e njohur si “resbalón”. Operacionet kryheshin brenda pak minutash. Dy persona hynin në banesë për të marrë sendet me vlerë, ndërsa një tjetër qëndronte në automjet dhe monitoronte lëvizjet në zonë.Në objektet e grabitura...
Burimi:
ntv.al