Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer 8 vjedhje në subjekte të ndryshme brenda një jave, ndërsa ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për të njëjtën vepër penale. Operacioni i koduar “Multiple” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me strukturat e tjera policore në territoret ku ishin kryer vjedhjet. Sipas Policisë, i dyshuari O. H., 20 vjeç, gjatë periudhës 5–13 gusht 2026, dyshohet se ka vjedhur para dhe produkte në tetë subjekte të ndryshme. Gjatë verifikimeve të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve, uniformat blu zbuluan se 20-vjeçari ishte aktualisht me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët pikërisht për vepra të ngjashme. Policia vijon hetimet për të...