Zjarret prekin sërish Spanjën, në rrezik manastiri me rëndësi historike

Zjarret prekin sërish Spanjën, në rrezik manastiri me rëndësi historike

Një zjarr i fuqishëm pyjor në rajonin e Aragonit, në verilindje të Spanjës, ka detyruar 855 persona të largohen nga banesat e tyre, ndërsa flakët kanë përfshirë më shumë se 10 mijë hektarë tokë dhe po afrohen me një manastir të rëndësishëm historik. Zjarri, i cili shpërtheu në zonën e Las Peñas de Riglos, vijon të jetë aktiv. Sipas qeverisë rajonale të Aragonit, për shkak të përhapjes së flakëve gjatë natës u evakuuan edhe katër komunitete të tjera, duke e çuar në 16 numrin e qyteteve dhe fshatrave të prekura nga urdhrat e evakuimit. Shqetësimi kryesor i autoriteteve lidhet me manastirin e San Juan de la Peña-s, një kompleks mesjetar i ndërtuar nën një masiv shkëmbor dhe me rëndësi të veçantë për historinë e Aragonit....