Kosova: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballimin e zjarreve

Kosova: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballimin e zjarreve

Kosova ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë dhe Malit të Zi në përballjen me zjarret. Ka qenë ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci, i cili përmes një deklarate, ka bërë me dije se ka komunikuar me homologët e tij, Ermal Nufi dhe Dragan Krapović ku ka shprehur mbështetjen përmes kapaciteteve që shteti Kosovës disponon. “Nëse autoritetet përkatëse e konsiderojnë të domosdoshme një ndihmë të tillë, Kosova është e gatshme të kontribuojë, duke vënë në dispozicion kapacitetet tona për përballimin e situatës së shkaktuar nga zjarret. Në rrethana të tilla, bashkëpunimi dhe solidariteti kanë rëndësi të posaçme. Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e tjera të Republikës vazhdojnë të jenë të gatshme për të dhënë mbështetje dhe për...