PDK bllokon sërish zyrat e qeverisë, edhe pas tërheqjes së LDK Albin Kurti kërkon marrëveshje

PDK bllokon sërish zyrat e qeverisë, edhe pas tërheqjes së LDK Albin Kurti kërkon marrëveshje

Për të dytën ditë radhazi, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë bllokuar hyrjen e Qeverisë në Prishtinë. Por në qendër të aksionit të tyre nuk është vetëm protesta politike. Kërkesa e PDK-së është konkrete: caktimi i menjëhershëm i një date për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. PDK-ja akuzon udhëheqjen e vendit se po zvarrit procesin dhe se nuk po lejon që institucionet e reja të nisin punën. Një ditë më parë, partia  ka kërkuar zyrtarisht që seanca konstituive të vazhdonte më 14 gusht, duke argumentuar se procesi duhet të vijojë pavarësisht mosmarrëveshjeve për postin e presidentit. Ndërkohë një ditë me parë Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku njoftoi tërheqjen e partisë nga çdo kërkesë për poste. LDK-ja nuk kërkon më...