Ish-ambasadori Çejku: Diaspora nuk duhet të përdoret si karburant për krizën politike në Kosovë! Ishte pamje e shëmtuar

Ish-ambasadori Çejku: Diaspora nuk duhet të përdoret si karburant për krizën politike në Kosovë! Ishte pamje e shëmtuar

Ish-diplomati Arben Çejku ka kritikuar mënyrën se si diaspora po përfshihet në përplasjet e brendshme politike në Kosovë, duke argumentuar se një nga shtyllat historike të shtetësisë së vendit po përdoret sot si instrument në krizën institucionale. Në një intervistë për TemaA, Çejku tha se diaspora ka pasur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës që nga periudha e regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe më pas gjatë luftës. “Për fat të keq, diaspora po keqpërdoret në këtë rast, sepse diaspora është një vlerë, ka qenë një vlerë dhe një shtyllë serioze e shtetësisë së Kosovës”, tha ai. “Është ajo që e ka mbështetur Kosovën prej kohës kur ajo kishte shtetin paralel nën Millosheviqin, edhe mbështeti edhe luftën, edhe të gjitha.” Çejku kritikoi përfshirjen e...