Raporti/ Shqiptarëve iu miratuan vetëm 65.5% e aplikimeve për vizë në Britani, kurse serbëve 95%

Raporti/ Shqiptarëve iu miratuan vetëm 65.5% e aplikimeve për vizë në Britani, kurse serbëve 95%

Shqiptarët kanë hasur rezultate dukshëm më të ashpra në sistemin britanik të vizave krahasuar me shtetasit e tjerë të Ballkanit Perëndimor, edhe pse flukset e emigracionit të parregullt nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar janë tkurrur ndjeshëm pas kulmit të vitit 2022. Kjo është një prej gjetjeve kryesore të raportit “Asylum and Visa Applications from Albania: United Kingdom Trends and Insights”, hartuar nga Said Morina Beka dhe Uran Ferizi, i cili analizon të dhënat e Home Office dhe Oxford Migration Observatory për periudhën 2018-2025. Raporti është pjesë e një serie kërkimore të Ambasadës së Shqipërisë në Londër, por autorët sqarojnë se analiza është e pavarur dhe nuk përfaqëson domosdoshmërish qëndrimin zyrtar të Ambasadës apo Qeverisë shqiptare. Në tetë vjet, shtetasit shqiptarë paraqitën më shumë se...