Kosova i del në ndihmë Shqipërisë: Jemi gati të ofrojmë mbështetje për zjarret

Kosova i del në ndihmë Shqipërisë: Jemi gati të ofrojmë mbështetje për zjarret

Kosova ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballimin e situatës së krijuar nga zjarret që kanë përfshirë zona të ndryshme të të dyja vendeve. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes është e gatshme të vërë në dispozicion kapacitetet që ka, nëse autoritetet shqiptare dhe malazeze vlerësojnë se ndihma është e nevojshme. Maqedonci tha se gatishmëria për mbështetje u është përcjellë homologëve të tij në Shqipëri dhe Mal të Zi, ndërsa institucionet e Kosovës mbeten të gatshme të kontribuojnë në menaxhimin e situatës. “Në këto ditë sfiduese, kur Shqipëria dhe Mali i Zi po përballen me zjarre në zona të ndryshme të vendeve të tyre, u kam përcjellë homologëve të mi,...