Për gjendjen aktuale të protestës dhe tensionin e shtuar brenda dhe rreth saj
Pas 75 ditëve, një gjë është e qartë kristal: Protesta ka lindur, vazhdon dhe reziston si një vektor qindra mijë individësh, kundër Kastës së korruptuar dhe të kriminalizuar politike dhe sistemit të ngritur prej saj. Shumica e shqiptarëve në shesh apo jo, në Shqipëri apo jo, me akte apo me mendje dhe shpirt, më në fund është zgjuar dhe është kthjelluar për Pakicën që vjedh dhe sundon nëpërmjet kapjes së demokracisë, partive, votës, parlamentit, ekonomisë së deformuar dhe ligjeve! Pra armiqtë e Protestës janë Rama&Berisha si përfaqësues kyç të kësaj Kaste dhe ingranazhet e tyre politike, ekonomike, mediatike dhe kriminale. Të gjithë këta po përdorin çdo mjet dhe mënyrë, jo për ta kapur Protestën, por për ta bërë pis atë, ta helmojnë, ta përçajnë në...
Burimi:
ntv.al