Zhuliana Jorganxhi në 80-vjetor, zëri poetik që i dha këngës shqiptare emocionin e një epoke
Tetëdhjetë vite jetë, por një krijimtari që vazhdon të jetojë në zërat e këngëtarëve, në meloditë e festivaleve dhe në kujtesën e atyre që janë rritur me këngët e saj. Zhuliana Jorganxhi feston sot 80-vjetorin, duke mbajtur pas vetes një nga krijimtaritë më të pasura të teksteve të këngëve në kulturën shqiptare. Rreth 3 mijë tekste këngësh janë shkruar prej saj gjatë dekadave të krijimtarisë. Një shifër që tregon përmasën e punës, por që nuk mund të tregojë plotësisht ndikimin e saj. Sepse disa vargje nuk mbeten në letër. Ato marrin melodi, zë dhe jetë të re në kujtesën e publikut. Kështu ka ndodhur me krijimtarinë e Jorganxhit. Ajo ka shkruar për dashurinë, ndarjen, mallin, rininë, lirinë dhe shpresën. Ka ditur të gjejë fjalët e...
Burimi:
kultplus.com