Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon, rriten rastet dhe viktimat në Greqi e Maqedoninë e Veriut

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon, rriten rastet dhe viktimat në Greqi e Maqedoninë e Veriut

Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen me shpejtësi në rajon, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Greqia po raportojnë një rritje të rasteve dhe viktimave gjatë ditëve të fundit. Në Maqedoninë e Veriut është shënuar viktima e dytë nga virusi. Një 72-vjeçar, i cili po trajtohej në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, ka humbur jetën pasi u infektua nga pickimi i një mushkonje. Sipas mjekëve, pacienti vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Pak ditë më parë, nga virusi kishte humbur jetën edhe një 83-vjeçar. Aktualisht, në Klinikën Infektive në Shkup janë të shtruar 19 pacientë të diagnostikuar me ethet e Nilit Perëndimor, të gjithë mbi moshën 60 vjeç. Të gjitha rastet janë konfirmuar përmes analizave laboratorike. Gjatë kësaj jave janë regjistruar edhe shtatë raste...