“Keni thyer çdo afat”/ PDK dhe Aleanca mbërrijnë në sallën e Kuvendit të Kosovës, kërkojnë vazhdimin e seancës…
PDK dhe Aleanca kanë mbërritur në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pavarësisht kërkesës së këtyre partive, nuk e ka thirrur seancën konstituive. Siç raporton korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajrami, partitë opozitare dje dorëzuan me shkrim kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë sot në orën 11:00. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha para deputetëve opozitarë se, sipas tij, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Avni Dehari kanë shkelur afatin kushtetues. “Qytetarë të dashur, jemi sot këtu së bashku me deputetët tanë dhe Aleancën, sepse Kurti, Haxhiu dhe Dehari e kanë kaluar një kufi që nuk është dashur ta bëjnë kurrë. Qëllimisht kanë shkelur afatin kushtetues. Jo një afat të vendosur...
Burimi:
sot.com.al