Flakët kërcënojnë Halkidikin në Greqi, evakuime nga deti e toka! Aktivizohet niveli më i lartë i rrezikut nga zjarret

Flakët kërcënojnë Halkidikin në Greqi, evakuime nga deti e toka! Aktivizohet niveli më i lartë i rrezikut nga zjarret

Mbi 200 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë një zjarr të madh në gadishullin verior të Halkidikisë, një destinacion i rëndësishëm turistik për Greqinë. Gjatë natës, zjarri u vu disi nën kontroll pasi ishin kryer evakuime nga deti e toka dhe kishte dëmtuar banesa. Sot parashikohen erëra të stuhishme, ndaj autoritetet e mbrojtjes civile kanë vendosur Atikën dhe rajonin e Greqisë së Madhe, si edhe Viotinë, Evian, Korinthinë dhe Argolidën, në nivelin maksimal, kategorinë 5 të rrezikut nga zjarret sipas shkallës me pesë nivele të vendit. Pjesa tjetër, përfshirë shumë ishuj të Egjeut, është në kategorinë 4. Në Halkidiki, autoritetet thanë se forcat po shuajnë vatrat e shpërndara që ende digjeshin dhe po parandalonin riaktivizimin e zjarrit që kishte shpërthyer herët pasditen e së enjtes. Të...