Zjarret në Europë/ 500 të arrestuar në Francë për zjarrvënie, në Gjermani u evakuan 2 mijë persona
Gati 500 persona janë arrestuar në Francë nën dyshimin për shkaktimin e zjarreve pyjore që nga fillimi i verës, njoftuan autoritetet, ndërsa zjarrfikësit në gjashtë vende europiane po përballen me vatra të fuqishme zjarri mes një vale rekord të të nxehtit. Ndërsa tre në pesë europianë po përjetojnë temperatura mbi 30 gradë Celsius dhe rreth 150 milionë persona po përballen me temperatura 35 gradë ose më shumë, Ministria e Brendshme franceze bëri të ditur se 474 persona, përfshirë 183 të mitur, janë ndaluar që nga 1 korriku lidhur me zjarret në vend. Sipas autoriteteve, rreth 70% e të arrestuarve dyshohen se i kanë ndezur zjarret qëllimisht, ndërsa pjesa tjetër akuzohet për shkaktimin aksidental të tyre. Mediat franceze raportuan se një djalë 15-vjeçar është ndaluar në...
Burimi:
syri.net