“Rikthimi” i Shkollës së Vashave, ndërtesa me mbi 130 vjet histori në Korçë pritet të kthehet në muze
Më shumë se 130 vite histori rrezikojnë të mbeten pas mureve të një godine të lënë prej vitesh në harresë. Bëhet fjalë për Shkollën e Vashave në Korçë, një prej godinave më të rëndësishme për historinë e arsimit shqip dhe emancipimit të gruas shqiptare. Në vitin 1891, në këtë ndërtesë mësonin më shumë se 100 vajza. Shkolla u ngrit nga familja Qiriazi, një familje me kontribut të rëndësishëm në Rilindjen Kombëtare dhe në historinë e protestantizmit shqiptar. Sot, godina është riblerë nga komuniteti ungjillor, i cili ka nisur ndërhyrjet e para emergjente për ta mbrojtur nga rrënimi. “Hapja e një shkolle për vajza ishte vizioni i Gjerasim Qirjazi në bashkëpunim me Alexander Thomson, ish-skocez, erdhën rreth vitit 1890. Pas një viti blenë këtë godinë, është...
Burimi:
vizionplus.tv