Arti në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Osman Buzo

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Osman Buzo

Osman Buzo, aktor, regjisor dhe një prej figurave më të njohura të jetës kulturore të Gjirokastrës, është ndarë nga jeta këtë të premte. Buzo i kushtoi më shumë se 40 vite skenës dhe kulturës. Ai ishte pjesë e Teatrit të Kukullave në Gjirokastër, ku punoi si aktor, regjisor dhe drejtues i këtij institucioni. Përveç veprimtarisë artistike, Osman Buzo u angazhua edhe në publicistikë dhe dokumentimin e historisë e traditave të trevës. Një pjesë të rëndësishme të punës së tij ia kushtoi Libohovës, vendlindjes së tij. Përmes shkrimeve dhe dëshmive të tij, ai dokumentoi histori, figura, ngjarje dhe tradita të Libohovës dhe Gjirokastrës, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe kulturore të zonës. Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje për komunitetin artistik dhe...