Kosova me dy kombëtare në futboll në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kosova me dy kombëtare në futboll në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kosova do të përfaqësohet me dy ekipe kombëtare të futbollit në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, të cilat do të zhvillohen në Itali. Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive, Kosovën do ta përfaqësojnë Kombëtarja U21 e meshkujve dhe Kombëtarja U18 e femrave. Kombëtarja U21 e Kosovës është shortuar në Grupin B, së bashku me Italinë, Shqipërinë dhe Algjerinë. Ndërsa Kombëtarja U18 e femrave do të garojë në Grupin B, ku do të përballet me Italinë dhe Slloveninë. Pjesëmarrja në Lojërat Mesdhetare do t’u mundësojë dy ekipeve kosovare të përballen me përfaqësuese të tjera dhe të prezantojnë vendin në një prej ngjarjeve më të rëndësishme shumësportëshe të rajonit. Kosova do të synojë paraqitje sa më të mira në Taranto, me djemtë dhe vajzat që do të mbrojnë...