Elton John dhe Dua Lipa festojnë pesëvjetorin e “Cold Heart”: “Pesë vite miqësi të mrekullueshme”
Elton John dhe Dua Lipa kanë shënuar pesëvjetorin e publikimit të këngës së tyre të përbashkët “Cold Heart”, e cila ndër vite është kthyer në një prej bashkëpunimeve më të suksesshme të dy artistëve. Në një postim në rrjetet sociale, Elton John kujtoi pesë vitet që nga bashkimi i tyre muzikor, duke theksuar se kënga tashmë ka kaluar shifrën prej 5.3 miliardë dëgjimesh, përcjell KultPlus. “Pesë vite që kur ‘Cold Heart’ na bashkoi, 5.3 miliardë dëgjime më vonë dhe pesë vite miqësi të mrekullueshme”, shkroi ai. Artisti britanik falënderoi gjithashtu fansat për mbështetjen dhe dashurinë e vazhdueshme ndaj këngës. “Faleminderit të gjithëve që vazhdoni ta doni dhe ta mbështesni këngën”, u shpreh Elton John. “Cold Heart (PNAU Remix)” u publikua në vitin 2021 dhe bashkoi...
Burimi:
kultplus.com