Kori Siparantum drejt Malajzisë, do ta përfaqësojë Kosovën në MCE International Choir Festival 2026

Kori Siparantum drejt Malajzisë, do ta përfaqësojë Kosovën në MCE International Choir Festival 2026

Kori Siparantum do të udhëtojë më 17 gusht drejt Kuala Lumpurit të Malajzisë, ku do ta përfaqësojë Kosovën në MCE International Choir Festival 2026, një prej ngjarjeve të rëndësishme të skenës korale ndërkombëtare. Festivali pritet të mbledhë mbi 200 kore nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbim kulturor dhe artistik përmes muzikës. Në këtë skenë ndërkombëtare, Siparantum Choir do të prezantojë muzikën, identitetin dhe kulturën e Kosovës, duke vazhduar rrugëtimin e tij në aktivitetet prestigjioze të artit koral, përcjell KultPlus. Nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, kori do të garojë në dy kategori: B4 – Vocal Ensemble dhe A5 – Mixed Choir, ku do të përballet me ansamble korale nga vende të ndryshme të botës. Përveç garës, Siparantum...