Radhë automjetesh deri në pesë kilometra, trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan
Trafik i rënduar dhe radhë automjetesh që arrijnë deri në pesë kilometra janë shënuar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan mesditen e kësaj të premteje, veçanërisht në zonën e rrethrrotullimit të Bradasheshit dhe pranë tunelit të Krrabës, një fenomen ky shqetësues që ndodh çdo ditë në këtë aks rrugor. Me mijëra automjete janë drejtuar nga Tirana drejt juglindjes, apo edhe jashtë territorit të vendit drejt Maqedonisë së Veriut ose Greqisë. Pavarësisht se ndodhemi në mes të muajit gusht, periudhë kur tradicionalisht shumë qytetarë janë me pushime, fluksi i mjeteve drejt juglindjes së vendit mbetet mjaft i lartë. Lëvizja e qytetarëve ndikohet edhe nga ngjarjet kulturore e turistike në rajonin e juglindjes, ku në Korçë zhvillohet “Festa e Birrës”, ndërsa Pogradeci vazhdon të tërheqë një numër të madh...
Burimi:
sot.com.al