Brukseli mbulohet nga 500 mijë lule në “Flower Carpet”, frymëzuar nga Hokusai

Brukseli mbulohet nga 500 mijë lule në “Flower Carpet”, frymëzuar nga Hokusai

Brukseli është mbuluar me ngjyra, pasi sheshi historik “Grand Place” është shndërruar në një vepër gjigante arti për edicionin e 24-t të “Flower Carpet”, një prej ngjarjeve më të njohura kulturore dhe turistike të kryeqytetit belg. Këtë vit, tradita e tapetit me lule është ndërthurur me artin japonez, duke sjellë në qendër të sheshit një kompozim të frymëzuar nga vepra ikonike e Katsushika Hokusait, “Vala e Madhe e Kanagavës”. Për realizimin e tapetit janë përdorur rreth 500 mijë lule dahlia, të përzgjedhura në 15 varietete dhe 10 ngjyra të ndryshme. Punëtorët kanë kaluar orë të tëra duke vendosur me kujdes secilën lule mbi kalldrëmin e “Grand Place”, duke krijuar gradualisht një mozaik shumëngjyrësh që ka tërhequr turistë dhe banorë të shumtë. Dahliat, zgjedhje edhe për...