Magbule Xhemaili po prezantohet me ekspozitën “Kujtesa e një kohe” në Ulqin
Ekspozita “Kujtesa e një kohe” e artistes Magbule Xhemaili që u hap në Ulqin më 2 gusht në Muzeun Vendor – Kulla e Ballshajve, në Qytetin e Vjetër të Ulqinit po vazhdon të jetë e hapur edhe më tutje, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 17 gusht, shkruan KultPlus. Ekspozita është organizuar në kuadër të manifestimit kulturor “Skena Verore”, në bashkëpunim me IP “Qendra për Kulturë” – Ulqin. “Kujtesa e një kohe” sjell një përzgjedhje veprash që trajtojnë kujtesën, gjurmët urbane dhe raportin ndërmjet murit, kohës dhe identitetit. Në pikturat e Magbule Xhemailit, muri nuk paraqitet vetëm si një sipërfaqe fizike, por si dëshmitar i heshtur i përvojave njerëzore dhe i ndryshimeve shoqërore. Çarjet, shtresimet, shkrimet, gjurmët e korrozionit, motivet e tekstileve dhe...
Burimi:
kultplus.com