Vuçiç: Më persekutuan për Ibrin, serbët s’duan as Tiranën, as Brukselin

Vuçiç: Më persekutuan për Ibrin, serbët s’duan as Tiranën, as Brukselin

Bota E Premte, 14 Gusht 2026 15:08 Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presionit nga Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore. Ai theksoi gjithashtu se Beogradi nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë dhe nuk planifikon të anëtarësohet në NATO. Vuçiç akuzoi Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar për trajtimin e serbëve në veri të Kosovës, ndërsa riktheu edhe idenë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Presidenti serb hodhi poshtë po ashtu pretendimet se Serbia po i shet armë Ukrainës dhe mohoi se Beogradi dhe Moska po pengojnë integrimin e Malit të Zi në BE.