Gurët shkëputen nga mali, plagoset zjarrfikësi në Krujë
Një zjarrfikës është dëmtuar në këmbë gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në Malin e Krujës, ku prej ditësh vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit. Sipas të dhënave paraprake, një gur i shkëputur nga mali ka goditur zjarrfikësin, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë. Ai është transportuar në Spitalin e Krujës, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Situata në Malin e Krujës vijon të jetë problematike, pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme dhe në ditët e fundit kanë paraqitur rrezik edhe për zonat e banuara. Terreni i thyer dhe i pjerrët e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen e forcave në terren, ndërsa operacioni për izolimin e vatrave vijon.
Burimi:
syri.net