Korreshi publikon videon me thesin e plehrave në krah: E ka sjellë Bashkia e Lushnjës për Vit të Ri

Korreshi publikon videon me thesin e plehrave në krah: E ka sjellë Bashkia e Lushnjës për Vit të Ri

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka zgjedhur sërish ironinë për të denoncuar problemet me menaxhimin e mbetjeve në Lushnjë. Këtë herë ai është shfaqur me një thes gjigant plehrash në krah, duke e përdorur situatën si pjesë të një videoje për të ngritur akuza ndaj Bashkisë së Lushnjës. Në video, teksa përpiqet të ngrejë thesin e rëndë, Korreshi ironizon duke thënë: “E ka sjellë Bashkia për Vit të Ri. Ngrije thesin, ngrije!”. Më tej, deputeti pretendon se situata me mbetjet është përsëritur në një tjetër zonë të qytetit dhe se ato po hidhen e digjen pranë një gardhi. “Rikthehemi pas disa muajsh për të parë situatën, sepse pamë që Bashkia po hedh prapë. Këta kanë gjetur një gardh tjetër ku të hedhin e djegin plehra”,...