Rikthehet makthi i naftës, çmimi kërcen sërish mbi 200 lekë

Rikthehet makthi i naftës, çmimi kërcen sërish mbi 200 lekë

Sipas vëzhgimeve në pikat e shitjes me pakicë, çmimi i naftës në Shqipëri është rritur me 16 lekë për litër, duke kaluar nga 199 në 215 lekë. Rritja vjen pas një periudhe uljeje dhe rikthen çmimet e karburanteve në nivele më të larta. Sipas argumentimit të autoriteteve, ndryshimi lidhet me rritjen e çmimeve të hidrokarbureve në tregjet ndërkombëtare, e cila reflektohet në tregun vendas. Luhatjet e shpeshta kanë sjellë ndryshime të njëpasnjëshme të çmimeve në pikat e shitjes me pakicë. Një situatë e ngjashme u shfaq edhe gjatë muajve mars-qershor, kur çmimet e karburanteve pësuan luhatje të forta. Në atë periudhë funksionoi Bordi i Transparencës, i cili përcaktonte çmimin maksimal të shitjes së naftës, benzinës dhe gazit, me synimin për të kufizuar ndikimin e lëvizjeve...