Goditet “Rrjeti Krasniqi” në Kosovë/ 7 anëtarë të dyshuar në pranga

Goditet “Rrjeti Krasniqi” në Kosovë/ 7 anëtarë të dyshuar në pranga

Shtatë persona të lidhur me të ashtuquajturin “Rrjeti Krasniqi” janë arrestuar, sipas një raportimi të publikuar më 13 gusht 2026 nga britanikja “The Telegraph”. Grupi dyshohet se prodhonte dokumente të falsifikuara, të cilat u siguroheshin rrjeteve kriminale të përfshira në kalimin e paligjshëm të emigrantëve drejt vendeve të Europës. Operacioni e kishte zanafillën më 24 janar 2025, kur Policia e Kosovës ndaloi në Prishtinë një automjet të drejtuar nga F.K. Brenda tij u gjetën 16 çanta me pasaporta, patenta, dokumente të paplotësuara dhe materiale holografike. Hetimet çuan më pas në zbulimin e një laboratori të sofistikuar në lagjen “Qëndresa” në Prishtinë. Sipas autoriteteve kosovare, aty u sekuestruan makina laserike, printerë profesionalë, mbi 20 mijë mikroçipa dhe mijëra dokumente që u përkisnin 51 shteteve. Mbretëria e...