Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: Të flasim me emra, të shmangim zgjedhjet
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për kalimin në diskutime konkrete mes partive politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, me synimin për të shmangur një tjetër proces zgjedhor. Kurti deklaroi të premten se partitë politike duhet të kalojnë nga diskutimet e përgjithshme te propozimi i emrave konkretë për postin e presidentit. Sipas tij, vonesat rrisin rrezikun që vendi të përballet sërish me zgjedhje. “Duhet të fillojmë të flasim edhe me emra, sepse po humbim shumë kohë, por më së shumti humbim duke shkuar në zgjedhje”, deklaroi Kurti. Kryeministri në detyrë tha se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë konsensuale, gjithëpërfshirëse dhe me mbështetje të gjerë si në Kuvend, ashtu edhe te qytetarët. Kurti bëri të ditur se një...
Burimi:
ntv.al