Fanella e Zonjës së Vjetër/ Spalletti nuk e do, Juventusi gati ta largojë nga Torino
Juventus-i po përgatitet të ndahet me Federico Gatti-n, i cili rrezikon të humbasë hapësirat në skuadër pas afrimit të mundshëm të Jhon Lucumi-t. Sipas raportimeve të “Tuttosport”, mbrojtësi italian e di se mund të zbresë në hierarki dhe të bëhet zgjedhja e katërt në qendër të mbrojtjes. Juventus-i kërkon rreth 20 milionë euro për ta shitur Gatti-n, ndërsa Marseille pritet të propozojë një huazim me të drejtë blerjeje. Klubi francez është gjithashtu i gatshëm të mbulojë pagën e tij aktuale, rreth 3 milionë euro në sezon. Gatti, nga ana tjetër, dëshiron të luajë rregullisht për të mos humbur vendin në Kombëtaren e Italisë. Me afrimin e mundshëm të Lucumi-t, konkurrenca në repartin defensiv të Juventus-it do të bëhej edhe më e fortë. Lucumi tashmë ka...
Burimi:
ntv.al