“Duam të fitojmë të gjitha trofetë, ky është mentaliteti që udhëheq PSG kur hyjmë në fushë”

“Duam të fitojmë të gjitha trofetë, ky është mentaliteti që udhëheq PSG kur hyjmë në fushë”

Pasi mbërriti si portieri i dytë, Matvey Safonov tani është portieri titullar për Paris Saint-Germain. Ai shfrytëzoi pasiguritë e Chevalier dhe tani është një figurë e rëndësishme në portën e skuadrës së trajnerit Luis Enrique. 26-vjeçari, i ardhur nga Krasnodar për 20 milionë euro, foli pas triumfit 2-1 ndaj Aston Villa në finalen e Superkupës së Europës. Ai thuri elozhe për trajnerin Luis Enrique, që solli dy tituj radhazi të Champions League. “Ai ka një mendje shumë të hapur. Ai është gjithmonë i gatshëm të eksperimentojë dhe të përshtatet. Ai mendon shumë për futbollin dhe kërkon vazhdimisht të evoluojë mënyrën tonë të të luajturit“, shpjegon Safonov. “Sezonin e kaluar, ne provuam gjëra të reja, gjëra që ndoshta nuk ishin parë askund tjetër. Është një nga...