Lufta me zjarret/ Ndryshon moti, paralajmërohen reshje dhe rënie temperaturash, ja çfarë pritet ditët në vijim

Lufta me zjarret/ Ndryshon moti, paralajmërohen reshje dhe rënie temperaturash, ja çfarë pritet ditët në vijim

Në një lidhje direkte në një studio televizive sinoptikani Elvi Jahaj ka parashikuar një ndryshim të kushteve atmosferike në ditët në vijim, me masa ajrore më të freskëta dhe relativisht të lagështa. Sipas tij, reshjet do të jenë të pranishme në disa zona, ndërsa temperaturat pritet të pësojnë rënie, veçanërisht në fillim të javës së ardhshme. “Pritet gradualisht depërtim të masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta. Ditën e sotme moti pritet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herë edhe të dendura, kryesisht në qendër dhe në jug. Priten reshje shiu me intensitet të ulët në relievet kodrinore dhe malore në Gjirokastër, Berat dhe Korçë. Në Korçë hera-herë mund të ketë reshje më të mëdha, deri në formën e shtrëngatave. Priten edhe...