Kruja nuk gjen ‘qetësi’, sërish zjarr në Zidoll pranë depove të eksplozivit të guroreve
Është riaktivizuar vatra e zjarrit në zonën pyjore të Zidollit në Krujë. Sipas raportimeve, flakët janë pranë depove të eksplozivit, ndërsa terreni i thyer po vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Po ashtu dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Ndërkohë, vatrat e zjarrit në lagjen “Abaze” dhe Krastë Halil aktualisht janë shuar pas disa ditësh aktive.
Burimi:
sot.com.al