Banka e Shqipërisë “vë bast” kundër inflacionit: Rritja nga nafta dhe qiratë, goditja do të jetë kalimtare

Banka e Shqipërisë “vë bast” kundër inflacionit: Rritja nga nafta dhe qiratë, goditja do të jetë kalimtare

Banka e Shqipërisë konfirmon besimin se vala inflacioniste do të jetë kalimtare. Në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e tretë të vitit, thuhet se inflacioni u rrit gjatë tremujorit të dytë, kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të naftës në tregjet botërore dhe e rritjes së çmimeve në disa kategori shërbimesh në vend. Inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit në një nivel mesatar prej 3% në tremujorin e dytë, nga 2.5% në tremujorin e parë, duke pasqyruar forcimin e presioneve të huaja dhe të brendshme inflacioniste. Në terma të përbërësve të shportës, rritja e tij u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i karburanteve, si pasojë e rritjes së çmimit të naftës në tregun global pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, si...