Rritet numri i makinave të regjistruara! Mbi 58 mijë në 7 muaj, shtohen ato elektrike

Rritet numri i makinave të regjistruara! Mbi 58 mijë në 7 muaj, shtohen ato elektrike

Në krahasim me periudhën janar-korrik të vitit 2025, numri i mjeteve të regjistruara për herë të parë është rritur me 1.6%. Sipas drejtorit të regjistrimit të mjeteve, Arben Progni, në vetëm shtatë muajt e këtij viti kanë hyrë në qarkullim mbi 58 mijë makina. “Gjatë periudhës janar-korrik, për shtatë muaj, janë regjistruar për herë të parë në Republikën e Shqipërisë rreth 58.500 automjete”, tha Progni. Nga shifrat e fundit duket se shqiptarët po preferojnë gjithnjë e më shumë makinat elektrike, me një rritje prej 2.6 herë krahasuar me 2025-n. “Flota e mjeteve elektrike është rreth 20.000 mjete, por për periudhën janar-korrik janë regjistruar 6400 mjete full elektrikë, që janë 100% elektrike. E kjo në evoluimin e flotës është rreth 50% më shumë. Ndërsa, referuar po...