Theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje të tjera brenda javës në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

Theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje të tjera brenda javës në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur për vjedhje, dhe ka kryer 8 vjedhje të tjera brenda një jave. Policia ka zbardhur rastet në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, ndërsa hetimet vijojnë për të verifikuar nëse i riu është autor edhe i vjedhjeve të tjera. Njoftim i Policisë: “Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Multiple”. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për vjedhje, për të kryer vjedhje në 8 subjekte, gjatë 1 jave, kapet 20-vjeçari. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bazë të kallëzimeve të disa shtetasve, për vjedhje në subjektet që kishin në pronësi/administrim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të tjera...