Po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Korça në Tiranë, pranga 21-vjeçarit
Një 21-vjeçar nga fshati Libonik i Maliqit ka rënë në prangat e uniformave blu. Sipas informacioneve paraprake i riu me inicialet S.D, u kap teksa po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm nga Korça drejt Tiranës me një automjet tip ‘Golf’. Edhe pse tentoi të largohej duke lënë makinën, i riu nuk i ka shpëtuar dot shërbimeve të policisë. Njoftim i Policise:Bie në pranga një 21 vjeçar i cili është ndaluar gjatë tentatives per transportimin e 6 emigrantëve të paligjshëm dhe ka dashur ti largohet policisë. Mësohet se 21 vjeçari ka përfituar shuma monetare me qëllim ndihmën e kalimit të kufirit. Vijojnë hetimet lidhur me rastin ndërsa janë shtuar edhe kontrollet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Burimi:
sot.com.al